Haradinaj dyshon se po sabotohet ligji për paga (VIDEO) NULL NULL 08.12.2019 20:04 08.12.2019 20:04 Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dyshime që dikush po tenton qëllimshëm ta vonojë aplikimin e ligjit për paga, njofton Klan Kosova. Ky ligj që parasheh rritje të pagave për sektorin publik, të enjten u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, gjë që nuk po e pranon kryeministri në detyrë. Haradinaj propozoi të dielën që ligji të amandamentohet në Kuvend, në qoftë se nevojiten ndryshime. Shefi në detyrë i ekzekutivit bëri thirrje që sa më parë të krijohen institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet të 6 tetorit. Kronikë e gazetarit Haris Ademi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 39 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë