Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Dyshoj në drejtësinë, por jo në epilogun e saj

NULL NULL
16.03.2018 18:19

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë që nën drejtimin e Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit, i është dhënë epilog rastit të sulmit në Kuvend, me ç’rast ishte liruar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

“Në kuadër të këtij ministri që po ia përmend emrin, çka ndodhi? Iu gjet një epilog kësaj teme”, i tha Haradinaj Krasniqit për Tahirin.

“Dyshoj në plotë sende të asaj drejtësie, por së paku në epilog nuk dyshoj. Nuk dyshoj që ju ka shpallur të pafajshëm”, shtoi kryeministri në foltoren e Kuvendit.

Lidhur me gjyqësorin, ai po ashtu kërkoi që edhe çështja e Astrit Deharit t’iu lihet atyre.

“Është e padrejtë që mos të gjendet e vërteta për Astritin, e padrejtë edhe për krejt neve”.

“Kemi shumë për të përmirësuar në sistem gjyqësor. Por mund ta bëjmë së bashku”.

Haradinaj kërkoi që me punët e gjyqësorit të mos merret parlamenti, por që t’i jepet besimi sistemit gjyqësor.

“T’ua japim besimin atyre që e kanë dhe jo ne ta bëjmë punën e tyre”, tha Haradinaj duke iu referuar gjyqësorit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.