19:43, 11 Shtator 2019

Koalicioni AAK-PSD, në prani të kandidatëve që do të garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka bërë paraqitjen e planprogramit qeverisës.

I nominuari për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, ka folur në këtë tubim duke i lutur të gjithë kandidatët e këtij koalicioni që ta bëjnë të mundur fitoren, njofton Klan Kosova.

Më së shumti, Haradinaj ka folur për krijimin e një ambienti për të bërë biznes, pa pengesa burokracie, teksa ka kritikuar ndërhyrjen e shtetit ndaj tyre.

“Ekziston njëfarë kampanje kohë pas kohe, që i sulmojnë bizneset. Një ekip e madhe iu rrinë aty deri sa t’i gjen gabim. Duhet m’i ndal këto. Nuk jemi ne shtet policor”.

Haradinaj ka thënë se dëshiron që koncentimi i tij si kryeministër të jetë te gjërat konkrete.

“Kisha pasë dëshirë njëherë mos me pas problemin e Mogherinit, dialogut, Thaçit, ndarjes apo se po na hyn Republika Srpska e Dodikut. Kisha pas qejf me iu kthy vetes, zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, me pasë sigurim shëndetësor. Jam për tatim, por nuk jam për mohim të të drejtës në jetë për barazi mes qytetarëve”.

“Fitorja është çdo herë e vështirë, s’ka fitore të lehtë. Kësaj here ia vlen të tejkalohen të gjitha këto për të fituar, jo për ata që janë në këtë sallë, po për qytetarët. Ju lus ta bëjmë realitet këtë fitore”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë