14:06, 22 Shtator 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për tema të ndryshme.

Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë kosovarë të cilët, sipas tij, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana mezi po i kryen punët e veta.

“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë