Haradinaj dhuron gjak: Solidariteti është pjesë e besimit dhe e traditës sonë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj dhuron gjak: Solidariteti është pjesë e besimit dhe e traditës sonë

NULL NULL
29.03.2023 16:31
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë ka dhuruar sot vullnetarisht gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

Haradinaj ka thënë se solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë, njofton Klankosova.tv.

“Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje. Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.