Haradinaj dhe Krasniqi merren nesër në pyetje – policia holandeze shton prezencën NULL NULL 23.07.2019 21:53 23.07.2019 21:53 Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj do të merret nesër në pyetje nga Gjykata Speciale. Top Channel mëson se seanca e pyetjeve do zhvillohet nesër në orën 09:30, në Hagë. Nesër në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës. Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet. Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar sot. Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë. Gjykata Speciale është ngritur për të hetuar raportin e Dick Marty, ku pretendohet për krime ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës. Ndonëse kjo gjykatë vepron në bazë të ligjeve kosovare, selia e saj është vendosur në Hagë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë