13:23, 11 Shkurt 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sapo ka dalë nga takimi i zhvilluar midis ekipit negociator, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ky takim është organizuar nga kryekuvendari Veseli dhe është zhvilluar në kabinetin e tij, transmeton Klan Kosova.

Në këtë takim është diskutuar për platformën e dialogut si dhe taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

klankosova.tv