Haradinaj: Besimin e AAK-së që të jem kandidat për president e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë NULL NULL 5 muaj më parë 5 muaj më parë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë sot besimin e Këshillit Drejtues të kësaj partie që të jetë kandidat për President të Kosovës pasi t’i përfundojë mandati Hashim Thaçit. “Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.