Haradinaj bën homazhe në Mejë: Këtu pushojnë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës NULL NULL 27.04.2023 11:39 27.04.2023 11:39 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga disa deputetë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Mejë. Kreu i AAK-së aty tha se kjo është masakra më e madhe në Kosovë, e që ende mbesin disa persona të pagjetur. “Me përulje nderojmë sot në vendin ku pushojnë trupat e martirëve të masakrës së Mejës. Masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë, 377 të vrarë, në mesin e tyre edhe të marr në Serbi, e po ashtu ka ende të pagjetur. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve në Kosovë”. “Këtu pushojnë të gjithë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë. Mirënjohës u jemi luftëtarëve të UÇK-së. Po ashtu përulemi me respekt ndihmës që na dha bota e përparume në krye me NATO-n nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupat e të gjithë atyre që luftuan për liri do të pushojnë të qetë kur Kosova të anëtarësohet në NATO”, përfundoi Haradinaj. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023