Haradinaj – BE-së: Faleminderit për ndërmjetësimin, koha ta dorëzoni portfolion te Biden NULL NULL 19.08.2022 13:42 19.08.2022 13:42 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai është shprehur se dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të kthehet prapa, e të bisedohen temat e njëjta. “Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema”, ka shkruar Haradinaj. Ai po ashtu i ka shprehur mirënjohje BE-së për lehtësimin e dialogut, por siç tha, është momenti që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden. “Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi. Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka përfunduar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024