16:45, 19 Prill 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se historia e Kosovës bëhet edhe më e plotë kur janë pjesë e saj edhe ata nga përtej oqeani që kontribuan për Pavarësinë dhe Lirinë e vendit.

Haradinaj në kuadër të 20 vjetorit të themelimit të batalionit ”Atlantiku”, ka thënë se Serbia po viktimizohet duke mohuar krimet që ka kryer, por ai ka thënë se bota duhet ta dijë që shqiptarët përjetuan gjenocid, njofton Klan Kosova.

”Historia jonë bëhet edhe më e plotë sepse edhe ata që ishin më të largët, iu bashkuan atdheut. Është një vendim i shenjtë, që meriton respekt, që me të cilin mburren të gjithë. Ajo që është me rëndësi, ka zënë vend, e drejta jonë e drejta shqiptarëve. Edhe flijimi i vëllezërve Bytyqi si dhe vëllezërve e motrave të tjerë”.

”Tradita e bashkimit në përvjetor është traditë që duhet ta ruajmë e kultivojmë. Janë flijime me plot dhimbje, gra, fëmijë, pleq – të gjithë të pambrojtur, nuk ishin luftëtarë. Serbia sot po provon me e mohu krimin që e ka bërë, po provon me u paraqit viktimë. Do të jemi të bashkuar, për t’i treguar botës që jo se ishim ne viktimat por ne përjetuam gjenocid”.

”Gjysma e popullit të Kosovës, është përzërë jashtë vendit, e gjysma tjetër brenda, është detyruar të fshehet e të durojë torturë. 20 mijë femra janë të dhunuara seksualisht. Përshëndes iniciativat që të nxirret në dritë e vërteta e Kosovës. Kërkoj ndihmën tuaj në emër të secilit prej nesh, që të rrijmë të bashkuar, sepse puna e atdheut e Kosovës nuk është kryer krejt”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë