11:11, 12 Shtator 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka anuluar pjesëmarrjen në dy samite, nën kryesimin e Republikës së Çekisë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në vendin tonë, njofton Klan Kosova.

Haradinaj i ka dërguar letër Kryeministrit të Çekisë, Andrej Babis, të cilit i ka shprehur falënderime dhe ka çmuar përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Image may contain: text

Image may contain: text

Konkurs Pune

Lexo më shumë