18:54, 19 Shkurt 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimeve të fundit të qeverisë.

Haradinaj tha se Kurti i ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Mustafa.

Ai theksoi se këto vendime të kryeministrit aktual janë tentim për ta mashtruar popullin.

Sot gjatë ditës kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë e ka shkarkuar bordin e Telekomit të Kosovës, si dhe ka ndalur beneficionet për zyrtarët e lartë pas mbarimit të mandatit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë