Haradinaj: 1 tetor 1997, paralajmërimi për ngjarjet e mëdha që do të pasonin

Haradinaj: 1 tetor 1997, paralajmërimi për ngjarjet e mëdha që do të pasonin

NULL NULL
4 javë më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e 1 tetorit të vitit 1997 të Lëvizes Studentore, transmeton Klan Kosova

Haradinaj ka thënë se këto protesta ishin paralajmërim për ngjarjet e mëdha që do të pasonin.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.