Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Këshilli i Ministrave vendos sot NULL NULL 18.06.2019 10:44 18.06.2019 10:44 Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian sot do të paraqesë Konkluzat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Liderët e vendeve anëtare të BE-së pritet të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministrat e Jashtëm të BE-së nga 28 shtetet anëtare do të diskutojnë në Luksemburg për fillimin e negociatave formale të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma nga frika e shqetësimit të parlamenteve dhe votuesve të tyre në shtëpi. Drafti i fundit i vendimit për zgjerim – por ende i diskutueshëm – për të cilin shkruan Reuters, do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor dhe pasi parlamenti gjerman do të shqyrtojë çështjen. Sesioni i diskutimit publik të Këshillit të Ministrave ka nisur me debatin për kornizën buxhetore 2021-2027, ndërsa me fillim nga ora 11:00 pritet të diskutohet mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Beteja kryesore e Shqipërisë në këtë proces është që të ecë drejt integrimeve evropiane paralel me Maqedoninë e Veriut. Sa i përket Kosovës, në një material të siguruar nga Klan Kosova, Këshilli i Ministrave ka drejtuar kritika të ashpra drejt qeverisë në vend – në veçanti për taksën për qind. Konferenca për shtyp pritet të nisë nga ora 17:00. EKSKLUZIVE: Këshilli i Ministrave dëshpëron Kosovën: Nuk ka viza, taksa të hiqet menjëherë, kritika të mëdha Qeverisë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024