Hapja e negociatave, Hahn: Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para verës NULL NULL 15.05.2019 21:17 15.05.2019 21:17 Komisioneri për zgjerim Johannes Hahn gjatë një takimi me deputetë të Bundestagut gjerman, ka folur p♪7r hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret para verës”. Në disa statuse në Twitter, Hahn thotë se gjatë takimit me deputetët gjermanë është rënë dakord që BE-ja duhet të ndjekë agjendën e zgjerimit. “Pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin”, shkruan Hahn. Ndërsa ministri gjerman Michael Roth thotë se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë për BE dhe Gjermaninë me interes të madh. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë tashmë një marrëveshje të madhe në rrugën e tyre drejt BE”, shkruan Roth. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.