Hapet Spitali Covid 3, Manastirliu publikon pamjet (FOTO)

Hapet Spitali Covid 3, Manastirliu publikon pamjet (FOTO)

NULL NULL
1 muaj më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka publikuar pamjet e spitalit Covid 3 i cili u hap pasditen e djeshme për trajtimin e pacientëve të infektuar nga COVID-19 pas fluksit të shtuar në dy spitalet Covid.

Manastirliu ka shkruar në Facebook se Covid 3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të Spitalit Infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

“Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trajnuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë”.

Ajo i është drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve.

“Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do ta ndalim asnjë çast punën për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor. Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje: Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit”./ A2 CNN