Hapet pika kufitare në Vërmicë NULL NULL 01.06.2020 10:38 01.06.2020 10:38 Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e Covid-19. Pas mbledhjes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, kanë prezantuar hapjen e fazës së tretë, njofton Klan Kosova. Një ndër vendimet e shumta që janë ndërmarrë dje ka qenë edhe hapja e kufijve tokësorë. “Më datën 13 mars e patëm marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe në këtë mënyrë hapim kufijtë tokësorë”. Sot zyrtarisht është bërë hapja e pikës kufitare në Vermicë. Kurti ka bërë të ditur se personat të cilët qarkullojnë nëpër pika kufitare janë të detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë