Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar

NULL NULL
30.06.2024 20:41
Foto nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Foto nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Është hapur për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, kjo cilësohet si autostradë e Kategorisë A e Bashkimit Evropian.

Autostrada paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, përcjell Klankosova.tv.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren”, shkruan Rama.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.