Hapet me kohë edhe qendra më e madhe e votimit në Zubin Potok (VIDEO) NULL NULL 23.04.2023 07:54 23.04.2023 07:54 Qendra më e madhe e Votimit në Zubin Potok është hapur me kohë siç është paraparë në orën 7:00. Në këtë qendër alternative, e cila është e vendosur në magjistralen Mitrovicë-Bërnjak, konkretisht në dalje të Zubin Potokut, janë gjithsej 3 vendvotime. Nëpër këtë qytet janë parë duke patrulluar edhe ekipe të Misionit Paqeruajtës të KFOR-it si dhe të EULEX-it. Theksojmë se 6661 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë qytet verior. Në garë për të parin e kësaj komune janë dy kandidatë, Flatron Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS