Lajmet e fundit

Një hapësirë e re për artin dhe kulturën i shtohet skenës kulturore të Prishtinës. Galeria Lumi91 hapet, sonte në orën 19:00, në lagjen e Artistave në Ulpianë, me ekspozitën inauguruese “1928 – Rexhep Rakovica, Portrete”, e cila sjell për publikun një përzgjedhje të fotografive të fotografit të njohur të Prishtinës së dikurshme.
Ekspozita përmbledh portrete individuale, familjare dhe grupore, duke krijuar një pasqyrë të veçantë të jetës shoqërore dhe urbane të kryeqytetit në një periudhë tjetër kohore.
Rexhep Rakovica nisi të merrej me fotografinë në vitin 1928, ndërsa gjatë veprimtarisë së tij dokumentoi njerëz, ngjarje dhe momente të rëndësishme të jetës së qytetit. Përmes aparatit fotografik, ai la pas një arkiv të çmuar vizual, që sot shërben si dëshmi e një Prishtine të hershme dhe e njerëzve që e përbënin atë./Klankosova.tv