Hapet Java Evropiane e Futbollit, promovohet futbolli te fëmijët me aftësi të kufizuara NULL NULL 25.05.2023 14:43 25.05.2023 14:43 Është hapur sot Java Evropiane e Futbollit që për qëllim ka promovimin e futbollit te fëmijët me aftësi të kufizuara. “Në kuadër të politikës së gjithëpërfshirjes në sport, organizata ‘Olimpiada Speciale’ në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me mbështetje të Ministrisë së Sportit, ka hapur sot Javën Evropiane të Futbollit, e cila ndër qëllimet e veta ka nxitjen dhe promovimin e futbollit edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. “Gjatë një jave, ‘Olimpiada speciale’ do t’ua mundësojë fëmijëve që të realizojnë aktivitete të shumta rekreative, futboll e socializim mes tyre”. Nga MKRS-ja u shprehën që aktivitetet promovuese të sportit tek të gjithë të rinjt pa përjashtim janë prioritet i kësaj ministrie. “Në hapje që nisi në stadiumin e KF Rilindja në Prishtinë, mori pjesë edhe zëvendësministrja Daulina Osmani, e cila u shpreh që MKRS ka në prioritet aktivitete të kësaj natyre që kanë për qëllim promovimin e sportit në përgjithësi, e veçanërisht të futbollit tek gjeneratat e reja pa përjashtim”.