Hapet java e modës, Jason Wu promovon dizajnet e reja në New York

Hapet java e modës, Jason Wu promovon dizajnet e reja në New York

1 javë më parë

Dizajneri 25 vjeçar Jason Wu ka realizuar shfaqjen e modës në New York.

Pas përfundimit të shfaqjes Jason tregoi arsyen pse vendosi që gjatë pandemisë të ndante dizajnet e reja të tij me të tjerët, përcjell BBC, transmeton Klan Kosova.

“Unë mendoj se bota ka nevojë për bukuri dhe optimizëm” është shprehur dizajneri.

Të pranishëm ishin 36 mysafirë të cilët mbanin distancë nga njëri-tjetri dhe kishin mundësinë të shohin 30 modele të ndryshme nga Jason.

Të ftuarve u është kontrolluar temperatura dhe te detyrueshme kishin plotësimin e një formulari para se të zënin vendet e tyre.