Hapet Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta brenda Burgut të Dubravës (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta brenda Burgut të Dubravës (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 28.02.2023 20:49

Pavijoni “D” në Dubravë është shndërruar në Institut për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

Aty u punuan murale nga të burgosurit për 80 persona që do të vendosen në ato ambiente. Disa nga ta janë me probleme mendore, të tjerë përdorues të substancave narkotike, e ka edhe të shtyrë në moshë. E një institucion i këtij lloji po thuhet se u bë për herë të parë në kuadër të qendrave korrektuese.

“Për shkak të kësaj jo rrallë herë kemi pasur situata të tentimit të vetëvrasjes në institucionet korrektuese dhe kjo në masë të madhe na ka shtyrë që të punojmë seriozisht për inaugurimin e këtij institucioni”, tha Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.

Megjithatë Haxhiu e pranoi se nevojat janë më të mëdha bazuar në numrin e të burgosurve. E ekzekutivi pagoi rreth 500,000 euro për projektin që ishte paraparë qysh nga 2014.

“Janë punësuar afër 50 persona, por natyrisht që këtu do të punojnë stafi tjetër me përvojë. Për fillimin e punës këtu ne kemi realizuar vizita studimore ku kemi marrë praktikat më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Evropës”, tha Ismail Dibrani, Zëvendësuesi i zëvendësdrejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Dibrani tregoi se të martën filloi vendosja graduale e të burgosurve dhe vetëm në pavijonin “D” ka  kapacitet për 60 sosh, 20 të tjerë do të shkojnë në aneksin e objektit.

Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta është mbështetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS