Hapet ekspozita Parallel Sprawl NULL NULL 14.05.2015 20:18 14.05.2015 20:18 Të premten, më 15.05.2015, prej orës 20:00, në Modelariumin e Departamentit te Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, hapet ekspozita Parallel Sprawl, që është një studim bashkëpunues mbi zonat suburbane në Zvicër dhe Kosovë. Parallel Sprawl observon, në të dy vendet, mjediset e ndërtuara që nuk janë qendër qyteti, qendër historike, atraksion turistik e as peizazh rural. Kjo është pikërisht ajo që zakonisht e quajmë periferi, apo zonë suburbane. Ne pandehim se këto hapësira janë të një rëndësie të veçantë (për nga numri i familjeve, banorëve, qasjet, ndikimi në peizazh, etj…), dhe se është e nevojshme që menjëherë të ndërtohet një qasje e veçantë për t’i analizuar dhe për t’i kuptuar. Prandaj, po punojmë së bashku me të dy situatat, në mënyrë që të propozojmë lexime dhe vizione të reja mbi peizazhin. Zvicra dhe Kosova janë të ndikuara nga fenomeni i shpërhapjes urbane dhe peizazhet rezultuese janë mjaft të ngjashme. Ndryshimi thelbësor është të zanafilla e këtyre peizazheve, në njërën anë ajo është fryt i një planifikimi lokal pesëdhjetëvjeçarë të mbështetur në pasuri individuale, automobil dhe klasë të mesme, ndërsa në anën tjetër është rezultat i kolapsit të vendit si pasojë e luftës së fundit dhe ngritjes së trendit të ndërtimit vetanak. Me anë të observimit dhe dokumentimit të zonave paralele suburbane dhe funksioneve të tyre, duam të vëmë theksin te problemet kyçe, të zbulojmë mënyrat e organizimit vetanak, ngjashmëritë dhe ndryshimet, por edhe t’i ballafaqojmë idetë tona që dalin nga leximet dhe vizionet e reja. Ekspozita ndjek udhëtimet trivjeçare reciproke në Kosovë dhe Zvicër. Ajo përmbledh një pjesë të të gjeturave tona, sidomos ato që fokusohen në karakteristikat e fenomeneve hapësinore të këtyre zonave. Ne zgjodhëm të paraqesim në këtë ekspozitë duke konfrontuar prezantimin analitik arkitekturor me intervenimin artistik të zhvilluar nga artisti Driton Selmani gjatë eksplorimeve tona. Ekipi: Rozafa Basha, arkitekte, Kosovë; Valentin Kunik, arkitekt, Zvicër; Guillaume de Morsier, arkitekt, Zvicër; Driton Selmani, artist, Kosovë. Në po të njëjtën ditë të hapjes së ekspozitës, prej orës 19:00 do të mbahet një ligjëratë e hapur nga Ibai Rigby, arkitekt dhe hulumtues i pavarur nga Austin Texas mbi historinë e peizazhit. Ekspozita do të jetë e hapur prej 15 – 24 maj 2015. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.