19:56, 7 Mars 2019

Në qytetin e Prizrenit është hapur ekspozita personale e artistit Luan Mulliqi, “Hasjania”.

Kjo ekspozitë është duke u  mbajtur në Galerinë e Hamamit të Prizrenit, dhe është nënorganizimin e Ministrisë së Kulturës, Sportit dhe Rinisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishin shumë artëdashës të cilët e vlerësuan punën e artistit Mulliqi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë fjalimi të tij ka thënë se ndjehet i privilegjuar, që në ditën më të shenjtë për arsimin shqip, pra më 7 mars, janë tubuar në një qendër të trashëgimisë kulturore për të hapur ekspozitën me skulptura të titulluar hasjania.

“E veçanta e kësaj ekspozite është shpalosja me përpikëri, veshjen e femrave hasjane, që pa dyshim është një ndër veshjet më unikale dhe të veçanta jo vetëm në vend, por edhe më gjerë. Ndaj, pikërisht kjo veçanti dhe vlerë e trashigimisë së veshjeve hasjane, e frymëzoi skulptorin Mulliqi, që të skulpturoj për disa vite, 40 skulptura, për ta kthejë në vlera të skulpturës shpirtin artistik të krijueses popullore”.

Skulpturat në këtë ekspozitë janë të punuara nga mermeri, bronzi, druri, alumini, magoni e materiale të tjera, klasike e modern.

Skulptori Luan Mulliqi tha që një prej synimeve të para është që veshja Hasjanja të futet në UNESCO, pasi edhe nga studiuesit e huaj cilësohet si unike në botë dhe si inovative për mënyren e bartjes së ujit, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë