Hapet ekspozita e artistes Valbona Gashi (VIDEO) - Klan Kosova

Hapet ekspozita e artistes Valbona Gashi (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 2 weeks më parë

Piktorja Valbona Gashi-Shala, të mërkurën, e ka hapur ekspozitën personale të quajtur “Medalionët nuk heshtin”, për realizimin e së cilës iu desh një vit kohë.

Gashi-Shala tha se ndihet shumë e lumtur që arriti t’i realizojë këto vepra dhe t’i paraqesë ato për publikun.

Edhe për të pranishmit këto vepra ishin unike.

Të interesuarit mund t’i shohin punimet e artistes deri më datën 16 maj.