Hapet ekspozita “Ato” NULL NULL 10.03.2023 14:02 10.03.2023 14:02 Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është bërë hapja e ekspozitës, “Ato”. Ekspozita kolektive, prezanton punime nga artistët, Lumturie Krasniqi, Arton Behrami, Avni Demiri, Laureta Hajrullahu, Luiza Thaqi, Renea Begolli, Yll Xhaferi, Yllka Fetahaj, Shkamb Jaka, të cilët si frymëzim për veprat e tyre, kanë marrë rolin e gruas në shoqëri. Ekspozitës i ka paraprirë diskutimi mbi temën, “Ato: Perspektivat e tyre – roli i gruas në shoqëri dhe sfidat e përditshmërisë”, nën moderimin e Mirishahe Sylës dhe me pjesëmarrje të Katharina Eggert, Leonida Molliqajt dhe Dodona Gashit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë “Qahili” deri më 16 mars 2023. Në kuadër të kësaj ekspozite, nesër (11 mars) nga ora 10:30, do të mbahet sesion Yoga me instruktoren, Dodona Gashi, si sesion për zhvillim të qetësisë shpirtërore dhe të fuqisë së gruas përmes aktivitetit fizik dhe mendor. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.