Hapet aksi Kardhiq-Delvinë, shkurton për 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë NULL NULL 02.07.2022 14:50 02.07.2022 14:50 Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë i hapur për gjithë qytetarët. “Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, tha Kumbaro në rrjetet sociale. Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës me një gjatësi prej 1,3 km i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit të zonës dhe Shqipërisë./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 14 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 29 minuta më parë