Hapen dy festivale ndërkombëtare në Prishtinë, pjesëmarrëse 20 vende NULL NULL 09.05.2019 12:05 09.05.2019 12:05 Nesër në Prishtinë do të hapen dy festivaleve ndërkombëtare, “Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë Polip” dhe “Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik GRANFest”. Aktivitetet e “GrandFest” festivalit do të fokusohen në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë ku do të organizohen orë leximi. Gani Jakupi, organizator i GrandFest tha se ky festival do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe do të përcillet me aktivitete të shumta. “Po mbahet për herë të parë festivali i romanit Grandfest. Jemi të kënaqur dhe të lumtur që i kemi disa mjeshtër siç është Herman nga Belgjika, ai është 80 vjeç. Njëra prej aktiviteteve ka me qenë në Soma me muzicientë të Kosovës, një seri përkujtimi i parë i roleve”, tha ai. Jeton Neziraj, Drejtor i Qendrës Multimedia, foli për festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Polis”, shkruan EO. Tha se do të ketë mysafirë nga 20 vende të botës. “Grand Fest hapet në ora 7 dhe Polisin në ora 8, vijnë mysafir prej 20 shteteve, si Japoni, Spanjë, një shkrimtar serb, shkrimtar nga Gjermania, Azejbergjani etj. Festivali fillon të premten dhe vazhdon edhe të shtunën. Leximet fillojnë në mbrëmje, gjatë ditës mbahen panele diskutimi, ëorkshope, etj. Është një fundjavë festive letrare me artistë që kemi kënaqësinë me i pas në Prishtinë”, tha Neziraj. Rikujtojmë se festivali i Ndërkombëtar Polis po mbahet për të 9 vite radhazi kurse festivali i Romanit GrandFest po mbahet për herë të parë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë