Lajmet e fundit

Shqiptarë të mbledhur në Hannover të Gjermanisë kanë zhvilluar protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protestuesit kanë dalë me flamuj e pankarta, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrjet “UÇK, UÇK”, njofton Klankosova.tv.
Protesta në Hannover është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare që po zhvillohen në qytete të ndryshme të Evropës, në kuadër të reagimeve pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.