Hani sa më shumë dredhëza - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hani sa më shumë dredhëza

NULL NULL
10.05.2015 14:00
Si bimë luleshtrydhja (dredhëza) ka origjinën në Amerikën Veriore. Në Europë luleshtrydhja për herë të parë u zbulua gjatë 1955-së .

Dredhëza , si çdo bimë ka efektet e saja shëruese.  Ajo përdoret edhe si element kryesorë për përgatitjen e ilaçeve të ndryshme popullore . Luleshtrydhet që rriten në zonat alpinore, përdoren për të shëruar problemet me tretjen por edhe  sëmundjet apo infeksionet e lëkurës. E sigurisht që kjo bimë përdoret edhe në produktet kozmetike të tilla siç janë kremra të ndryshme, parfume, shampoo , maska për fytyrë etj.

Luleshtrydhja është fruti i vetëm që ka farat në sipërfaqe. Një luleshtrydhe mesatare mund të ketë rreth 200 të tilla.

Sipas studimeve të fundit , luleshtrydhja mund të largojë melankolinë , ulë temperaturën, shëron djegiet e ndryshme, shëron skuqjet e fytit, qetëson problemet me veshkat, eliminon erën e pakëndshmë të gojës, përmirëson lëkurën.

FAKT:

Mbi 53% e fëmijëve nga mosha 7-9 vjeç ‘’vdesin’’ për të mbledhur luleshtrydhe, duke qenë se një gjë të tillë e kanë shumë të lehtë për ta bërë.