Lajmet e fundit

Komuna e Hanit të Elezit ka filluar projektet për ndriçimin publik, dhe prioritet i kësaj komune kanë qenë Paldenica dhe Ramuka.
Në emisionin “Fol me Arin”, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi deklaroi se projekti ka qenë i domosdoshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Qytetarët e kanë kërkuar këtë projekt. Kjo është më shumë për shkak të lëvizjeve. Ky projekt është planifikuar të mbarojë vitin e kaluar, por për shkak që nuk kemi pasur mjete për shkak të kontratave kolektive siç e dini më, këtë vit është realizuar dhe jemi shumë të kënaqur”, tha ai.