8:49, 21 Nëntor 2019

Peter Handke, fituesi i këtij viti i Çmimit Nobel për Letërsinë  tha se gjithçka që ai shkruajti për ish-Jugosllavinë kishte lidhje me drejtësinë për Serbinë.

“Asnjë fjalë e vetme në lidhje me ato që kam shkruar për Jugosllavinë nuk mund të diskutohet, as edhe një e vetme. Kjo është letërsia,” i tha Handke medias gjermane “Zeit”, transmeton Klan Kosova.

Ai vuri në dukje se mbulimi i mediave perëndimore të Serbisë në vitet 1990 ishte i njëanshëm dhe theksoi se në veprat e tij ai kritikoi vendimin e Gjermanisë për të njohur Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnjën, e cila çoi në një luftë vëllavrasëse gjë që sipas tij “S`ka ku shkon më keq”.

Handke deklaroi se kjo ishte arsyeja që ai ishte në solidaritet me Serbinë, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për marrëdhëniet e tij me ish presidentin jugosllav Slobodan Millosheviq, Handke theksoi se ai kurrë nuk kishte ekspozuar simpatinë për të dhe se kishte marrë pjesë në varrimin e tij e që sipas tij edhe “varrimi i Jugosllavisë”.

“Sigurisht që isha atje. Ai në votimin e fundit votoi për mbijetesën e Jugosllavisë. Funerali i tij ishte varrimi i Jugosllavisë”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë