Handke dhe Suu Kyi, dy njollat e zeza të Nobelit (VIDEO) NULL NULL 11.12.2019 20:29 11.12.2019 20:29 Nuk është vetëm shkrimtari austriak Peter Handke që e ka kthyer Nobelin në një çmim të diskutueshëm. Kundërthëniet i ka ringjallur edhe laureatja e vitit 1991, figura emblematike e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, që ishte nderuar derisa ishte e burgosur politike. Ministrja e Jashtme e Mianmarit u paraqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ku u mor në pyetje pse nuk ndërmori asgjë për ndalimin e përndjekjes së pakicës myslimane Rohingya. Por, ish- ikona e demokracisë mohoi se forcat e armatosura të vendit të saj kryen gjenocid ndaj tyre. Kronikë e zgjeruar nga Mejreme Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë