Hamza(PDK): Do ta negocionim – do ta nxirrnim një marrëveshje më të mirë në Washington NULL NULL 1 javë më parë 1 javë më parë Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do ta nënshkruanin marrëveshjen e Washingtonit, në formatin e tillë siç bëri Qeveria Hoti. Hamza në Rubikon, deklaroi se një marrëveshje të tillë në Shtëpinë e Bardhë, do ta negocionin dhe shprehet i bindur se do të nxjerrnin një më të mirë sesa ajo e arritur më 4 shtator 2020, njofton Klan Kosova. ”Ne nuk kemi qenë kundër marrëveshjeve, apo kundër shkuarjes në Shtëpinë e Bardhë dhe ka qenë fat i mirë shkuarja në Shtëpinë e Bardhë”. ”Çdo gjë që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë ne e përkrahim kur ka rezultat të mirë dhe të pranueshëm”, deklaroi Hamza. ”Ne do ta nënshkruanim atë që do ishte në favor të Kosovës”. Nuk do ta nënshkruanit marrëveshjen e Washingtonit? ”E kishim negociuar. Besoj që do ta nxirrnim një marrëveshje më të mirë”, përgjigjet Hamza tutje, njofton Klan Kosova. ”Pse me hy pjesë e marrëveshjes, çështja e zbatimit të vendimeve të Gjykatave të Kosovës? – Ne do ta negocionim”. ”Disa pika në këtë marrëveshje s’është dashur të jenë fare”. ”Aty kanë qenë dy palë, dhe pala amerikane. Nuk po dua të them që tjerët janë të zotë e ne të dobët. Por ne po themi, që ka pasur hapësirë me u negociu më mirë në interes të Kosovës”.