11:33, 13 Qershor 2019

Nën organizimin e Zyrës së Projektit të BE-së në kuadër të konsorciumit B & S Europe me kompaninë lokale KLSC, sot është mbajtur takimi “Mbështetja e BE-së për Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore të Kosovës “, ku morën pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, Riccardo Serri zevendës shef i Zyrës së BE-së në Prishtinë si dhe përfaqësues të Departamentit të Ndihmës Shtetërore.

Hamza gjatë fjalës së tij falënderoi Riccardo Serri, për përkrahjen dhe organizimin e këtij takimi dhe theksoi se Ligji Nr. 05 / L-100 është Ligji Primar i Ndihmës Shtetërore të Kosovë, ku përmes këtij Ligji është krijuar Departamenti i Ndihmës Shtetërore i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, ndërsa Komisioni i Ndihmës Shtetërore, sipas Ligjit është Komision i Pavarur nën ombrellën e Kuvendit.

Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Financave do të vazhdojë të mbështesë plotësisht aktivitetet e Departamentit dhe Komisionit për të siguruar shpërndarjen e suksesshme të objektivave të projektit si dhe do të mbështesë përmbushjen e obligimeve të MSA-së në Kosovë, gjegjësisht inventarin gjithëpërfshirës dhe legjislacionin primar dhe sekondar të ndihmës shtetërore.

“Vlen të përmendet se tani më Kosova ka legjislacionin primar si dhe ka filluar edhe me hartimin e legjislacionit sekondar të ndihmës shtetërore i cili është duke u harmonizuar plotësisht me legjislacionin e BE-së”, tha Ministri Hamza.

Ai gjithashtu theksoi se Ky Projekt do të forcojë kapacitetet funksionale dhe teknike të Departamentit dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore për të siguruar mbikëqyrje më të madhe në fushën e ndihmës shtetërore si dhe në krijimin e një kuadri plotësisht funksional të zbatimit, monitorimit të ndihmës shtetërore, do të sigurojë një transparencë më të madhe të veprimtarive të qeverisë në mjedisin e biznesit që çon drejt një tregtimi më të mirë dhe zbatimit të burimeve shtetërore për të mbështetur sektorët kryesorë ekonomik si dhe në rritjen e nivelit të fushës në fjalë ndërmjet veprimtarive të Shtetit në Ndërmarrjet Publike dhe subjekteve të sektorit privat.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë