15:35, 15 Mars 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Të dy kanë biseduar lidhur me aktivitetet e përgjithshme të ATK-së.

I pari i ATK-së e njofton Ministrin Hamza lidhur me prioritetet e institucionit që ai udhëheq.në Planin e Punës për vitin 2019-të.

Drejtori Murtezaj tha se “këtë vit do të punojmë shumë në automatizimin e shërbimeve për tatimpaguesit në rimbursimin e TVSH-së, kontrolleve dhe mbledhjes së detyrueshme,  me qëllimin e vetëm të krijimit të lehtësirave për përmbushjen e deklarimeve tatimore, si dhe rritjes së transparencës ndaj tatimpaguesve”.

Ndërkaq shefi i kuletës së shtetit theksoi se do ti jep mbështetje të fuqishme Administratës Tatimore në gjitha segmentet për ti arritur objektivat.

Ai tha se “suksesi i ATK-së është sukses i shtetit të Kosovës”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

ATK, do të punoj me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm, që të arrij suksesshëm mbledhjen e  të hyrave të pritshme qeveritare, në mënyrë që të sigurohet stabilitet financiar për vendin. Fokusi ynë mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë