Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive

NULL NULL
10.01.2025 16:45
Bedri Hamza
Bedri Hamza

Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza vizitoi sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”, ku shprehet se bashkë me ta kaloi një ditë të bukur.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se do të rrisë mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj, duke shtuar se klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta, transmeton Klankosova.tv.

“U kënaqa shumë sot me sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”, të rinj me plot perspektivë. Rruga drejt suksesit fillon qysh në moshën e hershme dhe shkollat sportive janë vendi i duhur për zhvillimin e talenteve dhe punën ekipore”, ka shkruar Hamza.

“Unë do ta rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj. Mbështetja do të bëhet në bazë të rezultateve dhe angazhimit të klubeve në zhvillimin e sportistëve vendorë. Klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta. Ma Mirë për sportin dhe sportistët tanë!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.