Hamza premton 50% rritje të pagave në sektorin publik (VIDEO) NULL NULL 03.02.2025 11:03 03.02.2025 11:03 Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza. “Për shumëkënd, jeta në Kosovë është shumë e vështirë”. Kështu shprehet kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ku shton se me rritjen e çmimeve, qytetarët mezi ia dalin ta kalojën muajin me pagën që e marrin, transmeton Klankosova.tv. Këtë breng ka edhe një qytetar i Kosovës. “Frika jem ma e madhe është që pa marrë parasysh sa shumë punoj, nuk kam me mujt me mbajt familjen dhe me siguru jetesë të mirë për fëmijët e mi. Pagat janë të ulëta, e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, thotë ai në një video të publikuar nga Hamza. Lidhur me këtë, kandidati për kryeministër premton rritje të pagave deri në 50 për qind për çdo punëtor të sektorit publik. “Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50 për qind. Puna juaj do të vlerësohet drejtë. Ekonomia mundet ma mirë, vetëm nëse shteti i mbështet qytetarët dhe familjet e tyre. Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë”, thotë Hamza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 11 orë më parë