Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të qartë se vetëm atëherë kur ligji i ndryshuar për Dhomat e Specializuara të kalojë të gjitha nivelet, ai dhe partia e tij janë të gatshëm të diskutojnë për çështjen e presidentit.
Këto komente, u pari i PDK-së i bëri pas një takimi që zhvilloi me grupin e deputetëve të partisë së tij, raporton Klankosova.tv.
“Qëndrimi i PDK-së është konsistent. I falënderoj të gjithë deputetët tanë për mbështetjen e plotë dhe të parezervë. Qëndrimi ynë është që fillimisht duhet me u aprovu ligji, dhe po e ritheksoj që mos të keqkuptohet, me u aprovu ligji në të gjitha nivelet, në të dy leximet, në të gjitha komisionet, pastaj ne jemi të hapur që të diskutojmë për çështjen e presidentit, dhe ne besojmë se ligji duhet të aprovohet, vendi duhet të ketë president”, deklaroi Hamza për mediat.
Duke folur për ndryshimin e Ligjit për Specialen, ai tha se kjo çështje është diçka që i tejkalon përmasat e një subjekti politik dhe të një mandati të një qeverie. /Klankosova.tv