Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit NULL NULL 21.01.2025 20:34 21.01.2025 20:34 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me banorët e fshatit Krushë. Hamza ka thënë se edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren e tij. Ai ka thënë se jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit dhe gjithashtu është shprehur ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova. “Edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren tonë. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit. Ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova. Ma Mirë është mundësi më e mirë për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Hamza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.