Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza në Suharekë: Kosova mundet ma mirë do të thotë më shumë zhvillim e më pak tatime

NULL NULL
21.01.2025 19:19
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte ka mbajtur një tubim në Suharekë, ku u shpreh se me plot energji dhe shpresë për Kosovën që mundet ma mirë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se Kosova mundet ma mirë sipas tij, do të thotë më shumë zhvillim e më pak tatime.

“Një tubim me plot entuziazëm në Suharekë. Me plot energji dhe shpresë për Kosovën që mundet ma mirë. Ne ofrojmë zgjidhje, jo arsyetime”.

“Kosova mundet ma mirë do të thotë më shumë zhvillim e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, shëndetësi më të mirë, arsim modern dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hamza.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.