Hamza: Në qeverinë time s’do të ketë njerëz me aktakuzë – s’shkoj në Zyrë të Kryeministrit që të mësoj NULL NULL 12.12.2024 18:38 12.12.2024 18:38 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se kandidatët për deputetë nga kjo parti, janë larg më të mirë sesa kandidatët e partive të tjera. Hamza tha se nëse krahasohet lista e PDK-së me atë të partisë në pushtet, VV-së, kandidatët e PDK-së janë më të mirë qoftë në diplomaci, fushat juridike, në infrastrukturë e mjekësi. “Diferenca është e pakrahasueshme. Mendoj, besoj, e punoj fort që të jem kryeministri i ardhshëm i Kosovës, për këtë arsye kam hy në garë. Deri tash s’kam pasur humbje. Do të ishte nder për mua dhe besoj se po, pavarësisht sfidave që e presin vendin që janë në shumë fusha, do të ishte nder i madh që ta udhëheqi qeverinë e vendit tim dhe besoj se do ta bëjë këtë”, tha ai në “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Tutje, ai tha se në momentin që ai bëhet kryeministër, pjesë e qeverisë nuk do të mund të jetë askush që ka aktakuzë të ngritur. “Standardi i listës për deputetë, do të jetë njëjtë edhe për qeveri. Kushdo që ka aktakuzë të ngritur, pa paragjykuar fundin e procesit, duke e pasur edhe prezumimin e pafajësisë, nuk mund të jetë pjesë e qeverisë. Unë jam i gatshëm që ta paguajë faturën e këtij standardi deri në fund, nuk ka diskutim për këtë punë”, tha Hamza, njofton Klankosova.tv. Më tej, Hamza tha se përparësia e tij është se “nuk shkojë në Zyrë të Kryeministrit të që të mësojë”. “Përparësia ime është se nuk shkojë në Zyrë të Kryeministrit që të mësojë. Ditën e parë të punës e kam të qartë se çka duhet të bëjë. Nuk mund të kryhen të gjitha punët brenda një mandati, por shumë punë do të kryhen”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt 5 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë