Hamza në Han të Elezit premton rritje 50% të pagave e heqje të sanksioneve NULL NULL 14.01.2025 19:51 14.01.2025 19:51 Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Han të Elezit. Hamza ka premtuar se pagat 50% për të gjithë në shërbimin publik do t’i rris brenda muajve të parë të mandatit të tij. “Për mua preokupim është qysh me i zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me ia bë jetën më të mirë. E kemi bërë edhe atëherë kur kanë thënë s’mundeni me bë, nuk ju lejojnë, nuk guxoni. Rritjen e pagave edhe jo më pak se 50%, në muajt e parë të mandatit”, tha Hamza, transmeton Klankosova.tv. Mw tej, Hamza tha se Hani i Elezit do t’i ketë dyert e hapura për projekte, teksa premtoi se do t’i heqin edhe sanksionet. “Në lagjen e re do të ndërtojmë shkollën, çerdhen dhe QKMF moderne, do t’i heqim sanksionet dhe do ta financojmë rregullimin e shtratit të lumit Lepenc”, tha Hamza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 5 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë