Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza: Feronikeli drejt rifunksionalizimit (VIDEO)

NULL NULL
12.04.2018 22:25

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ka informacione që pengesat e kompanisë së Feronikelit me Administratën Tatimore të Kosovës, janë eliminuar.

Në Zona e Debatit, ai ka thënë se kjo kompani është në tentim të gjetjes së një zgjidhjeje për rikthimin e funksionit, njofton Klan Kosova.

”Feronikeli është një nga kompanitë më të mëdha në Kosovë. Atyre iu është ndikuar likuiditeti, për arsye që nuk janë lidhur me ATK, kjo e fundit e pati të pamundur të veprojë”.

”Kam informacione që këto pengesa janë eliminuar, e Administrata Tatimore e Kosovës shumë shpejtë do të bëjë kthimin e TVSH-së, rimburësimin”.

”Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të tij me KEDS, besoj që janë duke modeluar një zgjidhje në mënyrë që Feronikeli të rikthejë funksionin dhe punëtorët të rikthehen në punë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.