Lajmet e fundit

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza dhe homologu i tij nga LDK, Lumir Abdixhiku janë parë duke biseduar pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.
Në bisedë është bashkëngjitur më pas edhe deputetja Vjosa Osmani.
Nuk dihet se çka biseduan ata, por në një deklarim të mëhershëm, Hamza bëri të ditur se pret mbështetjen e të gjithëve për deklaratën e përbashkët për aktgjykimin në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se seanca e paralajmëruar për në orën 11:00, ende nuk ka nisur.