Hamiti i LDK-së kritikon qeverinë Kurti: Në 4 ministri ka 0 për qind realizim të investimeve kapitale NULL NULL 15.08.2022 12:24 15.08.2022 12:24 Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar qeverinë Kurti për mosrealizim të investimeve kapitale. Sipas tij, në katër ministri ka zero për qind realizim të investimeve kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, njofton Klan Kosova. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook: Siç e kanë zakon populistët, Albin Kurti me VV-në e tij premtuan zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara. Fjala magjike e fushatës së tyre fituese ishte ‘ndryshim’, madje ‘krejt dhe drejt’, që do t’i binte ‘më mirë’ me ta në pushtet. Tash që është në Qeveri, e qeverisje s’ka – administrim po, se administratë shtetërore kemi në Kosovë, natyrisht – kjo garniturë pushtetore nuk e prish terezinë kur u thuhet se s’kanë bërë gjë, se në katër ministri ka zero për qind realizim të investimeve kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit 2022; në mesatare 9% në të gjitha dikasteret qeveritare, më e ulëta në dhjetë vjetët e fundit. Pse? Sepse shkalla e pakënaqësisë qytetare u duket ende e vogël. Njerëzit, sidomos votuesit e tyre të shumtë, nuk duken, ose të paktën nuk shprehen zëshëm, të tronditur me këtë shkallë lemeritëse të mospunës. Pse? – shtrohet pyetja, natyrisht. Ndoshta pse pritjet reale (përtej propagandës) prej kësaj Qeverie, prej këtij pushteti përgjithësisht, sidomos të votuesve të tyre, janë të vogla. Kaq dinë, kaq mund të bëjnë, duket se mendojnë këta. Natyrisht, faji është i ‘regjimit të vjetër’ (sic). Apo, ndoshta, thjesht, u vjen turp të thonë se kanë zgjedhur pushtet ‘ndryshe’, që po del të jetë më i keq se të përparshmit. Zgjedhjet vijnë prapë. Votuesit kanë mundësinë të shprehen në kutitë e votimit. Për ndryshim pa thonjëza, besoj. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet 27/09/2023