18:43, 29 Shtator 2019

Luis Hamilton ndërpret serinë të Ferrarit, duke triumfuar në garën e çmimit të madh të Rusisë.

Fitorja e Hamilton në Rusi ishte e nënta sezonale.

Piloti britanik i Mercedes përfitoi nga problemet në makinën Ferrari të Sebastian Fetel që bëri që aplikohet makina virtuale e Sigurisë për të marrë këtë fitore të papritur.

Problemi teknik i Fetelit kompromentoi edhe garën e pilotit tjetër të Ferrarit, Charles Le Clerk që në fund arriti ta mbyllë atë në vendin e tretë, pasi Valteri Botas që u rendit në vendin e dytë.

Në vendin e katërt u pozicionua MaX Verstapen që e nisi garën nga vendi i nëntë për shkak të penalizimit, i ndjekur nga Albon.

Me fitoren në Rusi Hamilton i afrohet akoma më shuimë titullit të 6 për pilotë teksa sheh që diferenca me Botas shkon në 73 pikë, ndërsa ajo me Le Clerk në 107.

Konkurs Pune

Lexo më shumë