Hamilton kritikon kolegët për heshtjen në rastin e George Floyd

Hamilton kritikon kolegët për heshtjen në rastin e George Floyd

4 muaj më parë

Njëri prej vozitësve më të mirë të të gjitha kohërave të Formula 1, Leësi Hamilton, i ka kritikuar kolegët e tij të kësaj gare duke thënë se po heshtin në rastin e George Floyd.

Floyd vdiq javën e kaluar pasi që një polic i kishte zënë frymën duke ia vënë gjurin mbi qafë, rast ky i cili ngjalli protesta dhe trazira në SHBA dhe më gjerë.

“Ju shoh juve që po rrini të heshtur, disa prej jush yjet më të mëdha, por prapë po rrini të heshtur në mes të padrejtësisë”, ka shkruar garuesi i Mercedes-it.

Mirëpo, pas kritikës së tij, vozitësit Landon Orris dhe Daniel Ricciardo kanë dalë me reagime në Instagram duke e dënuar racizmin dhe duke thirrur për bashkim kundër kësaj dukurie.